Bordi i Transparencës ka vendosur jopublikisht çmimin e ri të tregtimit të naftës në vend, 221 lekë për litër nga 206 lekë për litër që ishte vendosur nga mbledhja e fundit e bordit të Transparencës.
Çmimi i ri është njoftuar nga operatorët në treg të cilët thonë se ky vendim i është komunikuar nga nesër, të martën e 22 marsit deri të enjten e 24 marsit.
Mbledhja pritet të bëhet nesër për ta zyrtarizuar këtë vendim.
Të njëjtët operatorë, thonë se benzina do të shkojë në 211 lekëve dhe se ata prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet dhe jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi, janë shprehur ato për Monitor.al.
Në bursa nafta është shtrenjtuar në 113 dollarë për fuçi, nga nën 100 dollarë që zbriti në momentin që tek ne u ul me 203 lekë për litër dhe sipas Bordit, metodologjia e çmimit që përcaktohet vjen nga një mesatare e bursës ndërkombëtare, e cila duket se do të pasqyrohet dhe tek vendimi i fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




