Politike

Të martën Kushtetuesja shqyrton taksimin e profesioneve të lira, Tabaku: Betejë kundër sistemit të korruptuar

Të martën Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në një seancë të hapur ligjin e taksimit të Profesioneve të Lira. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi në Facebook se politika e taksimit të përhershëm ka shkatërruar ky ligj ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë.

“Në Kosovë profesionet e lira taksohen me 9% ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra më poshtë se në Shqipëri). Nëse në Shqipëri profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët.

Bizneset e reja që po krijohen në Shqipëri janë në përqindje më të ulëtat që nga viti 2010. Sipërmarrjet e reja për vitin 2023 ishin 10.5% e totalit të ndërmarrjeve aktive dhe ky është treguesi më i ulët që nga viti 2010 por dhe në nivelin e pandemisë. Investimet e Huaja Direkte janë rritur në vlerë por realisht ata janë investime në blerjen e apartamenteve pasi ekonomia e monopolizuar dhe ligjet me porosi të kësaj mazhorance nuk ofrojnë asnjë mundësi investimi serioz”, komentoi Tabaku. Për sa më sipër, Tabaku tha se beteja në Kushtetuese është një betejë kundër ‘një sistemi të korruptuar’

“Nesër beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë