Gazeta Si – Vedat Muriqi nuk mundi të linte gjurmë te Lacio, duke qenë larg pritshmërive, aq sa sulmuesi kosovar u bë një barrë për klubin italian. Deri në momentin që kaloi në Spanjë, te Majorka, ku futbollisti është transformuar krejtësisht.
Ishin tratativa të veçanta ato që bënë që Muriqi të qëndronte në Baleari, pas huazimit të sezonit të kaluar. Kosovari kaloi nga Lacio në Spanjë në janar, në formën e huazimit me të drejtë blerje. Por shifra e blerjes ishte shumë e larë për Majorkën.

Muriqi u kthye në Romë, ndërsa Lotito e Tare po kërkonin një sistemim të ri për lojtarin. U duk gjithçka e mbyllur me Bryzhin, ku sulmuesi nuk kaloi vizitat mjekësore. Majorka u fut sërish në bisedime me Lacion dhe pas një uljeje të çmimit u arrit akordi për shitjen përfundimtare të ‘Piratit’ në Spanjë.
Impakti i lojtarit në La Liga ka qenë i shkëlqyer. Muriqi ka shënuar gola të rëndësishëm për Majorkën, si ai i fundit ndaj Espanjolit.
Javier Aguirre, trajneri i Marjorkës, i ka bërë elozhe qendërsulmuesit kosovar: “Muriqi ishte fat për ne. Me Lacion kishim një opsion blerjeje, por çmimi ishte i lartë. Bryzhi pagoi klauzolën, por lojtari nuk kaloi vizitat. Lacio uli çmimin për ne. E duam shumë këtë futbollist”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




