Shendet

Të jetosh 5-10 vjet më gjatë, sekreti është ecja: Studimi që llogarit jetën shtesë falë aktivitetit fizik

Jeta sedentare dëmton shëndetin, por lëvizja më shumë pas moshës 40 vjeçare mund të zgjasë ndjeshëm jetën tuaj

Gazeta Si – Sipas një studimi të fundit të botuar në “British Journal of Sports Medicine” të kryer nga studiues në Universitetin Griffith në Australi, të jesh po aq aktiv sa 25% e popullsisë amerikane që bëjnë më shumë aktivitet fizik, mund të zgjasë jetën me të paktën 5 vjet.

Prej kohësh dihet se aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin, megjithatë vlerësimet se sa përfitime reale mund të merren nga praktikimi i një sasie të caktuar aktiviteti fizik, janë kontradiktore, si për individët, ashtu edhe për popullatën në tërësi.

Ky studim i fundit, në vend që të mbështetet në përgjigjet e sondazhit siç bëhet shpesh, përdori akselerometra të veshur për të monitoruar me saktësi nivelet aktuale të aktivitetit fizik.

“E pyeta veten se si aktiviteti fizik do të përkthehej në jetëgjatësi dhe sa jetëgjatësi shtesë mund të sjellë një orë e vetme ecje”, – shpjegoi Lennert Veerman, profesor i shëndetit publik në Fakultetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë së Griffith.

Si u krye studimi

Autorët e punës përdorën të dhëna mbi aktivitetin fizik të marrë nëpërmjet akselerometrit të përdorur (për të paktën 10 orë për katër ose më shumë ditë) nga të rriturit e moshës 40 vjeç e lart kur morën pjesë në Anketën Kombëtare të Ekzaminimit të Shëndetit dhe të Ushqyerjes që nga viti 2003 deri në 2006-ën.

Ekipi më pas ndërtoi një tabelë vdekshmërie, një mënyrë për të treguar probabilitetet e popullatave që jetojnë ose vdesin në një moshë të caktuar.

Kjo tabelë e vdekshmërisë u bazua në të dhënat e vdekshmërisë nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore për vitin 2017, të cilat autorët supozuan se lidhen me nivelet e aktivitetit nga 2003-2006.

Bazuar në këtë informacion, autorët bënë një projeksion se sa njerëz në popullsinë amerikane të vitit 2019 do të mbijetonin gjatë viteve të ardhshme, në varësi të niveleve të aktivitetit të tyre dhe sa jetë shtesë mund të fitonin duke i rritur ato.

Të dhënat u organizuan në indekse. Studiuesit llogaritën se të qenit po aq aktiv sa çereku aktiv popullatës, do të çonte në një humbje prej 5.8 vitesh në jetëgjatësi për burrat dhe gratë.

Megjithatë, nëse të gjithë amerikanët mbi moshën 40 vjeç, do të ishin po aq aktivë sa çereku kryesor i tyre, jetëgjatësia do të rritej me 5.3 vjet.

Nivelet totale të aktivitetit në çerekun më të ulët, ishin ekuivalente me ecjen për 49 minuta me rreth 3 milje në orë në ditë.

Nivelet totale të aktivitetit në vlerën e dytë, të tretë dhe të katërt më të lartë ishin përkatësisht ekuivalente me 78, 105 dhe 160 minuta.

Ekipi hetoi gjithashtu se cilat mund të jenë përfitimet e mundshme në një nivel individual dhe jo në nivel popullsie, duke gjetur se nëse njerëzit më pak aktivë bënin vetëm më pak se dy orë aktivitet fizik shtesë në ditë, ata mund të zgjasin jetën e tyre deri në 11 vjet.

Përfitimet e mëdha për ata që janë më pak aktivë

Janë pikërisht ata që janë më pak aktivë që kanë potencialin më të madh për përmirësimin e shëndetit. “Nëse jeni shumë aktiv, ju jeni në atë çerekun më të lartë të vlerës dhe një orë shtesë ecje, mund të mos bëjë shumë ndryshim, sepse, në një farë kuptimi, tashmë i keni maksimizuar përfitimet”, – tha Lennert Veerman.

“Nëse në vend të kësaj, ai çerek i popullsisë më pak aktive mbi 40 vjeç do të rriste nivelin e saj të aktivitetit derisa të arrinte atë që praktikohet nga çereku më aktiv, mund të jetonte mesatarisht rreth 11 vjet më gjatë: mund të jetë çdo lloj ushtrimi, por do të ishte pak a shumë e barabartë me rreth tre orë ecje në ditë”.

Këshilla e ekspertëve, është të përfitoni nga çdo moment i mirë për të lëvizur dhe të bëni disa hapa të tjerë: bëni telefonata ndërsa ecni, zgjidhni shkallët në vend të ashensorit, zbrisni nga autobusi ose metroja disa ndalesa përpara shkollës ose punës për të bërë lëvizjen e fundit në këmbë. Çdo mundësi është e mirë për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë