Lojëra me Dore

Të huajt që u shpallën ‘MVP’ në sezonin e rregullt të NBA

Shai Gilgeous-Alexander që luan për Oklahoma City Thunder u bë basketbollisti i 7 jo amerikan rradhazi dhe i 13 në histori (8 lojtarë të ndryshëm) që fiton çmimin e Lojtarit më të Mirë (MVP) në sezonin e rregullt të NBA. Më poshtë ju njohim me të secilin prej tyre:

Hakeem Olajuwon (1993-94): Qendra nigeriane e Houston Rockets u bë i pari i huaj që shpallej MVP. Mbërriti në SHBA për të luajtur në kolegj dhe ishte zgjedhja e parë në “NBA Draft” në vitin 1984.

Tim Duncan (2001-02 & 2002-03): Basketbollisti i San Antonio Spurs lindi në “U.S. Virgin Islands” dhe u rrit në “Saint Croix” përpara se të luante në kampionatin e kolegjeve për “Wake Forest”. Ai u zgjodh nga San Antonio Spurs si No. 1 në “1997 NBA Draft” dhe aty qëndroi për 19 vitet e karrierës së tij.

Steve Nash (2004-05 & 2005-06): Mbrojtësi i Phoenix Suns lindi në Afrikën e Jugut dhe u rrit në Kanada përpara se të mbërrinte në skuadrën e kolegjit Santa Clara. Nash u zgjodh si No. 15 në “1996 NBA Draft” nga Phoenix ku luajti për dy sezone. Më pas u transferua te Dallas ku qëndroi për 6 sezone përpara se të kthehej te Phoenix ku edhe u shpall dy vite rradhazi si “MVP”.

Dirk Nowitzki (2006-07): Sulmuesi i Dallas Mavericks u rrit ne Gjermani ku hodhi hapat e parë në parketin profesionist përpara se të zgjidhej si No. 9 në “1998 NBA Draft”. Ai u zgjodh nga Milwaukee Bucks dhe u transferua menjëherë te Mavs. Ai ishte i pari i huaj që shpallej “MVP” pa luajtur asnjë ditë në basketbollin e kolegjeve.

Giannis Antetokounmpo (2018-19 & 2019-20): Sulmuesi i Milwaukee Bucks lindi dhe u rritu në Greqi nga prindër nigerianë. Ai luajti për dy vite si profesionist në Greqi përpara se të zgjidhej No. 15 në Draftin e vitit 2013 nga Milwaukee ku vazhdon ende edhe sot të zhvillojë karrierën e tij në NBA.

Nikola Jokić (2020-21, 2021-22 & 2023-24): Qendra e Denver Nuggets lindi dhe u rrit në Serbi aty ku filloi karrerën profesioniste te Mega Basket. Ai u selektua si No. 41 nga Nuggets në vitin 2014 por debutimin në NBA e bëri një vit më pas. Ai është vetëm një nga dy lojtarët e raundit të dytë në Draft që shpallet MVP dhe i vetmi i huaj në 3 edicione.

Joel Embiid (2022-23): Basketbollisti i Philadelphia 76ers lindi dhe u rrit në Kamerun por deri në moshën 15 vjeçare nuk luajti asnjë ndeshje. I zbuluar në një turne në Kamerun, Embiid u ftua në “NBA’s Basketball Without Borders” në Afrikën e Jugut dhe prej aty u transferua në Kansas përpara se Philly ta zgjidhte atë si No. 3 në “2014 NBA Draft”.

Shai Gilgeous-Alexander (2024-25): Mbrojtësi i Oklahoma City lindi dhe u rrit në Toronto, Kanada përpara se të vinte për dy vitet e fundit të shkollës së mesme në SHBA. Ai shkëlqeu me skuadrën e Universitit nga Kentucky përpara se të përfundonte si No. 11 në vitin 2018 tek Charlotte Hornets që e transferoi brenda natës te LA Clippers. Pas sezonit debutues në LA, Gilgeous-Alexander u transferua te Oklahoma City, ku u përzgjodh në më shumë se një rast në All-Star dhe së fundi u shpall edhe MVP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë