Të hënën, liderët e BE dhe rajonit, do të mbërrijnë në Tiranë te Piramida në kuadër të Samitit të,Procesit të Berlinit, për të cilën është zbardhur edhe axhenda.
Në orën 11:30 do të mbahet fjala hapëse, ndërsa në orën 12:00 do të nis sesioni i parë i punës.
Sesioni i dytë i punës nis në orën 15:30, ndërsa në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë.
Në orën 17:00 do të nënshkruhet marrëveshja Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional, ndërsa në orën 17:45 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Ceremonia e inaugurimit për hapjen e Piramidës do të bëhet në orën 18:30.
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian.
Në samit është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.
Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014 si një nismë, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të BP në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE. Krahas gjashtë vendeve të BP (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.
“Falë mbështetjes së Gjermanisë dhe vendeve të tjera, pjesëmarrëse në këtë proces është arritur të ‘mbyllen’ praktika të përgatitura teknikisht por që nuk nënshkruheshin prej mospajtimeve politike. I tillë është rasti i tri Marrëveshjeve të Mobilitetit, që u nënshkruan vitin e kaluar në Berlin.
Këto marrëveshje janë ratifikuar edhe nga Parlamentet e Kosovës dhe të Serbisë dhe po zbatohen nga strukturat kombëtare përkatese, gjë që tregon qartë vlerën e shtuar të Procesit te Berlinit, krahasuar me inisiativa të ngjashme.
Vullneti politik që injektohet nga Procesi i Berlinit është i domosdoshëm për Tranzicionin e Gjelbër dhe zbatimin e projekteve qidra-milionëshe euro të infrastrukturës në rajonin e BP”, tha për DW, Ardian Hackaj, Drejtor i Kërkimeve në Institutin e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, me seli në Tiranë.
AGJENDA:
11:00 – Mbërritja, mundësia fotografike e liderëve me Pritësit e Samitit (YouTube, Frekuenca Satelitore, të gjitha mediat)
11:30 – Fjala e hapjes (YouTube, Frekuenca Satelitore dhe media zyrtare)
12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE-në” (3 min spray Photo & Video YouTube, frekuenca satelitore dhe media zyrtare)
13:30 – Fotografi familjare (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)
15:30 – Sesioni II i Punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” (3 min spray Photo&Video YouTube, frekuenca satelitore dhe media zyrtare)
16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë (YouTube, Frekuenca Satelitore, të gjitha mediat)
Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional (YouTube, frekuenca satelitore)
17:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)
18:30 – Ceremonia e hapjes së inaugurimit të Piramidës (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




