Ngjarje

Të hënën nisin seancat publike për vettingun në polici/ 5 drejtues të policisë dhe AMP-së para Vlerësimit

Nga e hena e 18 dhjetorit do të nisin seancat publike për punonjësit e policisë që i nënshtrohen vettingut në polici.

Seancat me subjektet e vlerësimit kalimtar kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP-së do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

Zyrtari i parë për të cilin do të mbahet seanca është Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Trupa e Vlerësimit përbëhet nga kryesuesi Arben Sefaj, relatorja Denisa Sina dhe anëtarja Suela Bulku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë