Politike

Të hënën mandati i Olta Xhaçkës tek Këshilli i Mandateve  

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi kryetares së Kuvendit që të respektojë edhe vendimin e gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.   

“Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga Janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve  ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese”, tha Bardhi.

“Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë cështje për të vijuar procedurën”, iu përgjigj Nikolla.

“Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni”, replikoi Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë