Ne rrjet

Të gjithë drejt Gjermanisë, përveç gjermanëve!

Gjermania është një nga vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Ekonomia po lulëzon dita ditës ndërkohë që Berlini shihet në Europë dhe në mbarë botën si “fener” i pasurisë dhe efikasitetit.

Por pse të rinjtë e Gjermanisë së begatë janë shumë pesimistë për të ardhmen e tyre?
Perspektiva të mira pune, një mjedis i pastër, niveli i ulët i krimit, shumë kohë të lirë dhe atraksione kulturore, transport i preferuar nga të gjithë vendet e BE-së. Çfarë nuk shkon për të rinjtë gjermanë?

Peter Matuschek, analisti politik i institutit gjerman të votimit, Forsa, thotë se gjermanët kanë tendencë ta kalojnë jetën duke u argëtuar gjatë gjithë kohës kështu që, ndjehen më pak të qetë me drejtimin që po merr vendi. Gjatë votimeve instituti deklaroi për televizionin gjerman RTL se 81% e qytetarëve ishin shumë të lumtur me gjendjen e tyre financiare, ndërsa 71% thanë se ishin të kënaqur me sistemin politik të vendit, dhe 14% ishin të kënaqur me funksionimin aktual të shtetit. Por Matuschek tha për BBC se perceptimet për ekonominë ishin përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Në verë pesimizmi në mesin e qytetarëve është rritur, madje rreth 20% e tyre janë pesimistë për të ardhmen që i pret. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se të rinjtë mendojnë se janë ngatërruar me problemet e prindërve dhe gjyshërve të tyre dhe se e ardhmja e tyre politike është e përcaktuar nga një brez i vjetër.

E vërteta është se kjo verë ka qenë e trazuar për gjermanët. Në statistikat e shfaqura së fundmi për emigracionin, qeveria kishte plane që nuk u pëlqyen nga qytetarët. Mesut Ozil një lojtar i ekipit kombëtar të futbollit gjerman, i cili është me prejardhje turke, la këtë verë vendin e punës pasi vuante racizmin nga anëtarët e ekipit dhe tifozët. Incidenti pati shumë diskutime për racizmin në Gjermani.

Pra çfarë po ndodh?

Ndjenja e pesimizmit të qytetarëve, dukej fillimisht si një stuhi kalimtare, por të dhënat dhe bisedat me të rinjtë gjermanë tregojnë shumë e qartë se ata nuk e shikojnë Gjermaninë si vendin e tyre ideal për të jetuar. Për ata një pjesë e madhe e këtij pesimizmi vjen nga rritja e partisë së ekstremit të djathtë, “Alternativa për Gjermaninë” (AfD). Shumë mendojnë se kjo është mënyra se si gjermania diskuton politikën.

Till Baaken, anëtar i një OJF-je në Berlin tha se rritja e anëtarëve të AfD-së nënkuptonte se bisedimet kombëtare mbi politikat dhe mediat dominohen nga tema që janë të mbushura me urrejtje. Që nga ngritja e AfD-së duket se i gjithë diskutimi politik ka të bëjë më emigracionin , urrejtjen dhe krimin. “Politika nuk është e fokusuar tek problemet reale që kemi në këtë moment,” tha ai.

“Në vend të përqendrohet te emigracioni, qeveria duhet të shpenzojë më shumë kohë duke përmirësuar sistemin e kujdesit shëndetësor, duke investuar më shumë në arsim dhe duke e përgatitur brezin e ri për një pension të sigurt në të ardhmen,” shton Baaken.
Jule Low, një studente 24 vjeçare në Berlin tha se qyteti i Chemnitzit ishte një kujtim i trishtuar për të dhe Gjermania nuk kishte mësuar mjaftueshëm nga historia e saj. “Pothuajse gjithë jetën time mendoja se gjërat që kemi studiuar, si për shembull nacionalizmi gjerman dhe historinë e shekullit të kaluar, do ta kishin lënë pas nacionalizmin dhe racizmin por realiteti është ndryshe,” tha ajo.


Gjermania është në prag të problemeve të mëdha financiare e shoqërore dhe ky është një tjetër problem që sjell pesimizmin e të rinjve. E thënë me fjalë të tjera, shumë të rinj gjermanë mendojnë se janë në një pozitë të mirë tani, por frikësohen se në të ardhmen nuk do të jenë në të njëjtin pozicion.


“Ne jemi duke jetuar mirë, më saktë po jetoj mirë në këto momente por pas pesë ose dhjetë vitesh në të ardhmen, do të jemi në udhëkryq për shkak të mënyrës se si do zhvillohet vendi,” tha Baaken. Mendoj se të gjithë janë pak të shqetësuar për rrugën që na pret, pasi shteti nuk investon mjaftueshëm në infrastrukturë dhe arsim,” shton ai.

Në sipërfaqe gjërat duken shumë mirë për të rinjtë gjermanë krahasuar me vendet e tjera europiane. Papunësia e të rinjve ishte 6.4% gjatë vitit 2011, shumë më e ulët se në vendet e tjera të BE-së por në vend mbizotëron ndjenja e vazhdueshme se brezi i vjetër i politikës nuk është i fokusuar te fushat që ndërtojnë të ardhmen e të rinjve. Sipas raportit të fundit të Bankës Gjermane, çmimet e shtëpive në qytetet e mëdha janë rritur me 80% që nga viti 2009 dhe se qeratë janë gjithashtu në rritje. Një tjetër raport i kohëve të fundit nga OECD, deklaroi se plakja e shpejtë e popullsisë do të sfidonte qëndrueshmërinë financiare të skemës së pensioneve publike.

“Politika që kemi tani në Gjermani është më shumë për njerëzit e moshës mesatare dhe jo për brezin e ri,” tha Aron Hinze, një tjetër i ri që punon në kujdesin shëndetësor të Berlinit. “Kur shikoj të ardhmen dhe pyes se kush do ta paguaj pensionin tim kur të jem, plak marr vetëm një përgjigje. Askush,” shprehet ai.

Edhe pse të rinjtë gjermanë janë pesimistë për të ardhmen e tyre, kjo nuk do të thotë që të tjerët jashtë vendit janë kaq të zymtë. Për të gjitha vendet europiane, Gjermania mbetet vendi ideal për shumë të rinj. Për ta Gjermania është një “fushë me lule”.

Dino Cviko një 24 vjeçar që studion gazetari në Sarajevë thotë për BBC se shpreson shumë që të shkojë në Gjermani kur të mbarojë studimet, edhe nëse do ti duhet të heqë dorë nga profesioni për të cilin po studion. “Shumica dëshirojnë të largohen nga Bosnja. Për ne Gjermania është toka e premtuar,”tha ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë