Natalie Keegan/The Sun – Varësia nga seksi. Sa njerëz kanë dëgjuar rreth saj dhe, a është vërtet çrregullim?
Është i njohur fakti se varësia nga seksi është përdorur si mekanizëm mbrojtës për ata që vuajnë prej saj. Shërbimet e këshillimit të marrëdhënieve e përshkruajnë varësinë nga seksi si të gjithë aktivitetet e tjerë seksualë që dalin jashtë kontrollit.Përkufizuar kështu, aktiviteti seksual mund të mbulojë praktika si të parët e filmave pornografikë, masturbimi, frekuentimi i prostitutave, fantazi të tepruara seksuale apo seks me të panjohur. Disa njerëz që vuajnë nga kjo varësi futen në kategorinë e “anoreksisë seksuale”.
Në një udhëzim të siguruar nga Anonimët e Varur nga Dashuria dhe Seksi, ata thonë: “Si një çrregullim në të ngrënët, anoreksia përkufizohet si një shmangie maniakale e ushqimit.Në fushën e dashurisë dhe seksit, anoreksia ka përkufizim të ngjashëm: është shmangia maniakale nga të dhënit dhe të marrit ushqim seksual dhe emocional.Nuk është e domosdoshme të jesh i angazhuar në seks të shfrenuar që të kualifikohesh si i varur nga seksi dhe dashuria, mjafton një marrëdhënie e pashëndetshme me seksin, si të tërë.
A është varësia nga seksi një sëmundje mendore?
Varësia ndaj seksit është klasifikuar si sëmundje mendore nga Organizata Botërore e Shëndetit, duke bërë që pacientët të trajtohen për sjellje maniakale seksuale. Kjo lloj varësie varion nga seksi me një partner, tek aktivitetet si të parët pornografi.
Cilat janë shenjat e varësisë nga seksi?
Simptomat përfshijnë kthimin e seksit në një fokus qendror të jetës së individit dhe neglizhencë të shëndetit, kujdesit vetjak dhe përgjegjësive. Sjellja pastrohet për gjashtë muaj dhe mund të shkaktoj ankth tek ata që vuajnë
Karakteristikat e varësisë nga dashuria dhe seksi
- Përfshirja seksualisht apo emocionalisht me njerëz që nuk i njeh mirë
- Qëndrimi ose kthimi në marrëdhënie shkatërrimtare
- Hedhja nga një marrëdhënie tek tjetra apo përfshirja me më shumë se një njeri në të njëjtën kohë
- Ngatërrimi i tërheqjes seksuale me dashurinë
- Ndjesia se nuk je mjaftueshëm i zoti kur je vetëm
- Seksualizimi i stresit, fajit, vetmisë, zemëratës, turpit
- Përdorja e seksit për të manipuluar të tjerët
- Ngecja në fantazi seksuale apo romantike
- Lidhja me njerëz që janë të padisponueshëm emocionalisht
- Shmangia e intimitetit fizik, seksual dhe emocional nga frika se je i/e brishtë
Të famshmit që vuajnë varësinë nga seksi dhe dashuria
Shumë të njohur kanë rrëfyer se kanë vuajtur nga varësia e seksit në të kaluarën Russell Brand e ka pranuar se është prekur nga kjo varësi, në një pjesë të librit të tij “My Booky Wook’”.
Ai ka thënë se seksi i siguronte ai “një hapësirë ku të merre frymë, kur ishte jashtë vetes dhe mendjes tënde.”
Ylli i serialit X Files, David Duchovny thuhet se i është nënshtruar rehabilitimit për varësinë e tij nga seksi, pasi tradhtoi të shoqen Tea Leoni.
Ozzy Osbourne, i preferuari i grupit “Black Sabbath” u detyrua të përballej me varësinë nga seksi, kur një prej lidhjeve të tij jashtë martese u bë publike. Ai ka thënë se i vjen keq për mënyrën sesi sjellja ndikoi mbi familjen e tij dhe kjo e çoi t’i nënshtrohej një terapie intensive.
Të tjerë të famshëm që kanë folur rreth varësisë nga seksi janë edhe Tiger Woods dhe Calum Best. Në qershor të 2016-ës, ish i fejuari i Kelly Brook David McIntosh ka rrëfyer se nuk mund të ndalej së tradhtuari, pasi u kap në disa raste.Në shtator të 2017-ës, ish bashkëshorti i Katie Price-it, Kieran Hayler rrëfeu se varësia e tij ishte aq e egër sa ai mund të tradhtonte edhe me një 80-vjeçare. Ish bashkëshorti i Kourtney Kardashian Scott Disick është cilësuar si i varur nga seksi.
Çfarë mundësish trajtimi ka për të varurit nga seksi?
Kushdo që është i shqetësuar se mund të vuajë këtë lloj varësie apo ndihet se vuan tashmë prej varësisë nga seksi, duhet të kontaktojë me mjekun e përgjithshëm për ndihmë të mëtejshme dhe këshilla. Në internet ka një sërë grupesh anonimë për njerëz që lidhen me këtë çështje, duke ndarë përvojën dhe mbështetje për ata që janë në kurim prej varësisë.
Kushdo që ndien se partneri apo partnerja ka një problem të ngjashëm duhet të flasin me njëri-tjetrin. Duke qenë se varësia nga seksi është njohur si sëmundje mendore, një prej trajtimeve për kurimin e saj është Terapia njohëse e sjelljes. Kjo terapi përfshin të folurit dhe mund t’i ndihmojë ata që vuajnë nga çështje të ngjashme në mënyrë që t’i menaxhojnë problemet duke ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe të sjelljes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.