Politike

Të gjitha debatet për Presidentin/ Alibeaj: Do marrim pjesë në proces, por pa u përdorur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha pas mbledhjes se grupit se deputetët që morën pjesë në mbledhje janë në një mendje për tu përfshirë në negociata me Presidentin. Megjithatë, në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj nuk u mor një vendim konkret. Deputetëve u la kohë deri të hënën të flasin për profilin që duan për Presidentin  

“Kjo ishte mbledhja e parë ku u diskutua për axhendën parlamentare. U diskutua për çështjen e komisioneve të posaçme që përbëjnë lëndë të parë për grupin opozitar. U diskutua dhe çështja e Presidentit të Republikës. Dua të falënderoj kolegët deputetë për përgjegjshmërinë për të përballur këtë proces.

Është një proces i rëndësishëm që teston edhe qasjen e vetë PD-së.

Ishte një mbledhje ku secili prej deputetëve dha opinionin e vetë.

Pashë një konsensus nga të gjithë deputetët. Në aspektin organizativ të kemi një mbledhje tjetër të hënën. Gjithë deputetëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces, të ofrojnë kriteret sipas të cilave, ne PD-ja, dhe deputetët e PD-së, si e imagjinojnë ata, cilat do jenë kriteret, virtytet politike e morale për Presidentin. Ajo që vura re ishte kjo gjë, me një sens përgjegjësie të madhe, deputetët ndanë dy çështjet”, tha Alibeaj duke renditur me pas dy kërkesat.

“Të marrmn pjesë në proces, por të mos përdoremi. Marrja pjesë në proceset parlamentare është një detyrim kushtetues dhe ndaj zgjedhësve tanë. Është një detyrim që duhet t’ia përmbushim. Duke kërkuar që të sjellin në kushtet e normalitetit institucional, një pjesë të vogël të Presidentit. Ky ishte sensi i përgjegjësisë, që edhe për këtë proces, prezenca dhe pjesëmarrja jonë të jetë e tillë që të nderojnë aspiratat e njerëzve që na votojnë. Kurrësesi që të jemi fasadë. Në vijim të kësaj, secili nga kolegët, deri të dielën, janë të ftuar të japin sugjerimet e veta. Si e imagjinojmë ne se si do jetë Presidenti i ri. Duke ruajtur dhe pozicionin tonë të opozitës”, tha Alibeaj.

Për Presidentin folën edhe deputetë të tjerë gjatë mbledhjes.

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens, kërkohet autorizim për tu ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin.

Duhet të shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë.

Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore absolute për ne”, tha Ervin Salianji gjatë mbledhjes.

“Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet”, tha  Kreshnik Çollaku.

“Të propozojmë një emër për president, Presidenti që ne besojmë që bën”, tha Saimir Korreshi.

Alibeaj nga ana e tij tha gjatë mbledhjes se nuk do të merrej asnjë vendim të enjten.

“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos të kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përcajmë PD. Na sulmojnë sot që mos te marrim pjesë te Presidenti. Ata që deri dje thonin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

“Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi! Të negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin”, u shpreh deputeti tjetër Ferdinand Xhaferraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë