Ne rrjet

Të gjithë mes lotësh, CNN sjell fotot e dhimbshme nga Shqipëria (fotogaleri)

Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka publikuar sot një sërë fotografish të shkrepura gjatë operacioneve të shpëtimit në Durrës dhe Thumanë.

Familjarët dhe banorët shihen të shpërthejnë në lot, duke pritur të mësojnë për fatin e fëmijëve,  burrave dhe grave të bllokuar nën rrënoja.

Tërmeti i së martës e ka futur vendin në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 20 persona konsiderohen ende të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Pëllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike, vijojnë kontrollet mes gërmadjave në zonat: Këneta në Durrës, te pallati gjashtë katësh afër kryqit të kuq dhe te Vila Palma po në Durrës dhe në zonën e Thumanës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë