Ngrohja globale është faji ynë, sipas një studimi të ri që analizoi dhjetëra mijëra gazeta dhe hulumtime për ndryshimet klimatike, duke gjetur se mbi 99.9% e tyre tregojnë pikërisht këtë.
Në total 88.125 studime të botuara nga 2012 deri në 2020 u rishikuan nga ekspertë nga Universiteti Cornell në Ithaca, New York, për të parë se sa prej tyre e lidhën aktivitetin njerëzor me ndryshimin e klimës.
Gjithashtu kanë shikuar dhe një dokumentar të vitit 2013 që analizoi të gjitha hulumtimet të botuara midis 1991 dhe 2012 dhe të gjitha bashkë nxorën përfundimin se në njerëzit jemi 97% fajtorë për ndryshimet klimatike.
“Ne jemi praktikisht të sigurt se konsensusi është mbi 99% tani”, tha autori Mark Lynas.
Gjetjet vijnë ndërsa po mbahet dhe Konferenca për ndryshimet klimatike COP26 po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar ku udhëheqësit botërorë do të diskutojnë dhe potencialisht do të vendosin marrëveshje të reja ligjërisht detyruese që synojnë të mbrojnë temperaturat globale nga rritja jashtë kontrollit.
Marrëveshja aktuale e Parisit për Klimën, e vendosur në një konferencë të OKB-së pesë vjet më parë, e angazhoi botën për veprime që parandalojnë rritjen e temperaturave më shumë 1.5°C.
Ekipi filloi duke ekzaminuar një mostër të rastësishme prej 3000 gazetash nga grupi i të dhënave të 88.125 studimeve të botuara nga 2012 deri në 2020.
Ata zbuluan se vetëm katër nga 3000 gazeta ishin skeptike ndaj ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, ose rreth 0.14 për qind të tyre.
Bashkautori i studimit, Simon Perry, një inxhinier softuerësh në Mbretërinë e Bashkuar, krijoi një algoritëm kërkimi për të gjetur sa më shumë shkrime që ishin bërë për këtë temë.
Ai kërkoi fjalë kyçe në gazeta që u përdorën zakonisht nga skeptikët e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
“Është thelbësore të pranohet roli kryesor i emetimeve të gazrave serrë në mënyrë që të mund të gjejmë me shpejtësi zgjidhje të reja”, tha bashkëautori Benjamin Houlton.
Pavarësisht rezultateve të tilla, sondazhet e opinionit publik, si dhe opinionet e politikanëve dhe përfaqësuesve publikë tregojnë se “ekziston ende një debat i rëndësishëm midis shkencëtarëve mbi shkakun e vërtetë të ndryshimit të klimës”.
Në vitin 2016, Qendra Kërkimore Pew zbuloi se vetëm 27% e të rriturve amerikanë besojnë se ndryshimet klimatike vijnë për shkak të aktivitetit njerëzor.
*Gjetjet janë botuar në revistën Environmental Research Letters.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.