Shendet

Të gjitha përfitimet e mangos, ndihmon kundër kapsllëkut dhe siguron vitamina A e C

Gazeta Si – E ëmbël dhe aromatike, mango ka ngjyrën e ndezur të disa pëlhurave të përdorura për veshje tradicionale të grave në Indi, ku konsiderohet se është fruti kombëtar.

Merita për ngjyrën e verdhë-portokalli shkon për sasitë shumë të larta të beta-karotenit, të cilën trupi ynë e shndërron në vitaminë A, një molekulë e rëndësishme për përgjigjen imune. Njëqind gram nga pjea e brendshme e saj (më pak se gjysma e një mangoje të mesme), mbulojnë më shumë se dy të tretat e marrjes së rekomanduar ditore të kësaj vitamine.

Përmbajtja e një elementi tjetër mbrojtës është gjithashtu i shkëlqyer: vitamina C. Bima që prodhon frutin, kujton gjerësinë e shtetit indian, i shtati më i madh në botë: “Mangifera” mund të arrijë deri në 40 metra lartësi, me një kurorë prej rreth dhjetë metra në diametër.

Prej disa vitesh mango, për shkak të ndryshimeve klimatike, kultivohet edhe në Itali, në Jug, ku korret nga shtatori deri në nëntor.

Pavarësisht nëse është vendas apo i importuar, fruti mund të ndihmojë ata që vuajnë nga kapsllëku kronik, një gjendje që prek rreth 2 nga 10 persona në botë.

Një studim amerikan, i cili u publikua në revistën “Molecular Nutrition & Food Research”, përfshiu një grup vullnetarësh që vuanin nga kapsllëku dhe, për katër javë, u kërkoi atyre të konsumonin 300 gram tul në ditë.

Studiuesit vunë re një përmirësim të ndjeshëm në frekuencën dhe lëvizjeve të zorrëve dhe butësinë e jashtëqitjes.

Mango është përdorur për shekuj në Ayurveda, mjekësia tradicionale indiane, dhe sot është me interes për shkencëtarët mbi të gjitha për një nga polifenolet e saj: mangaferin (prania e saj ndodhet në sasi të mëdha në frutin e mangos).

Substanca ka veti antioksidante, pra e dobishme për mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe, sipas një rishikimi të studimeve të publikuara “Molecular Medicine Reports”, mund të gjejë aplikime interesante farmakologjike, nga fushat antidiabetike deri tek ato neuroprotektive dhe anti-inflamatore.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë