Nga Mick Rock– Duhej të shkoja të fotografoja Syd Barretin, lart në banesë, por kur e pashë jashtë makinën e tij, thashë: “Duhet ta bëjë edhe një foto me këtë”. Ishte si rekuizitë e mirë. Nëse mbaj mend saktë, ishte një Pontiac Parisienne, që hapej me sustë, me ngjyrë rozë. Mickey Finn, që luante bongon për grupin T-Rex, e kishte marrë në një ankand. Syd e këmbeu Minin e tij për të. Por, nuk kishte asnjë ide si ta ngiste këtë makinë masive amerikane, që në fakt nuk punonte. Mund të shihni se rrota e pasme ishte shfryrë. Mbase është tërhequr deri aty.
Ishte vjeshta e vitit 1969. Ndodhesha në Earls Court duke u përpjekur për të bërë fotografi për albumin e parë solo të Sydit, “The Laughs Madcap”. Kishte një dukje të mahnitshme: një roker i dërrmuar. Mendoj se ai dukej më mirë se kur ishte në Pink Floyd. Ndoshta ishte gjëja më hipi aty. Ishte zgjuar nga shtrati, shkundi kokën dhe u vesh. Nuk kishte stilistë, as asistentë. Kush kishte para për këtë? “Iggy the Eskimo” bëri grimin që kishte nevojë rreth syve. Mendoj se kjo është arsyeja pse shumë foto nga vitet 1960-70 duken kaq autentike: se nuk janë stilizuar nga askush.
Duhet ta kujtoni atë kohë. Po flasim për ditët e hipikëve, të revolucionit seksual, të rinjve rebelues. Gjithçka ishte LSD, hashash dhe dashuri. Kjo periudhë prodhoi inovacione e karaktere kreative, dhe jam i sigurt se LSD-ja kishte të bënte me këtë. Unë sigurisht se nuk do të isha bërë fotograf po të mos kisha marrë LSD. Isha në mes të një udhëtimi acidik kur për herë të parë e kam kap fotoaparatin. Doli se nuk kishte film brenda, por ishte përvojë mahnitëse që më frymëzoi të merresha me fotografinë.
Burimi: TakeToNews, Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.