Përmes një konference për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se të enjten do të shpallen rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe për kandidatët në Kosovë.
“Jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës, deri në orët e mbrëmjes numërimi i këtyre fletëvotimeve do të përmbyllet, pas përfundimit Qendrës së Numërimit të Rezultateve i duhen disa orë kohë për t’i kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve. Ju njoftojë se rezultatet do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditën e enjte, më 4 mars”, tha ai.
Elezi nënvizoi gjithashtu se pas publikimit të rezultateve subjektet politike kanë 24 orë kohë që të paraqesin ankesa në PZAP.
“Pas shpalljes së rezultateve subjektet politike dhe kandidatët kanë kohë 24 orë për t’i paraqitur ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.