Politike

Të enjten mbledhja Itali-Shqipëri/ Tre shtyllat e diskutimeve

Nga Gazeta ‘Si’- Mbrojtja, industria dhe emigrantët, janë tre çështjet kryesore në tryezën e samitit Itali-Shqipëri, që zhvillohet nesër(13 nëntor) ku për herë të parë në Romë do të bëhen bashkë qeverita shqiptare dhe ajo italiane.

Mediet taliane kanë zbuluar detaje nga Samiti i Romës, që vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit.

sektorin e mbrojtjes, mediat italiane shkruajnë se Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë”.

Duke iu drejtuar migracionit, mediat shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.

Në fokus të takimit dypalësh, thuhet se do të jenë edhe shumë fusha të tjera, përfshirë dhe kujdesin shëndetësor, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë