Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet të enjten për të vijuar me lehtësimin e masave. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren Ogerta Manastriliu, gjatë fillimit të procesit të vaksinimit për punëtorët e transportit publik.
“Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë 100% lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do dalë me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për të pasur një sezon turistik shumë më të lehtësuar se sa ai i vitet të kaluar besoj se do të përmbushet”, deklaroi Rama.
Ndërsa Ministrja shpjegoi se janë rreth 14 mijë punonjës të transportit publik që do të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik V. Ndër të tjera Ministrja shpjegoi se kjo masë vjen me fillimin e kohës së turizmit në vend.
Që nga fillimi i procesit t vaksinimit rreth 736,365 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa rreth 250.000 kanë marrë të dyja dozat. Nndërkaq në vendin tonë kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.