Gazeta Si - Zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof mbërriti mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku do të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet nesër (të enjten, 19 dhjetor) me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Prokurrorisë së Posaçme, SPAK në Shqipëri.
Kasanof u emërua si pasuesi i Escobarit në korrik 2024. Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.
Pas mbërritjes në Shqipëri vizitën e parë zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.
Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.
Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.