Politike

Të enjte, liderët e Ballkanit mblidhen në Bruksel. Takohen me Von der Leyen e Varhelyin

Nga Gazeta 'Si'-Pas rizgjedhjes edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të mbledhë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel, më 19 shtator.

Në këtë takim do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, ku do të dëshmohet plani i rritjes dhe reformat që duhet të realizojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për të marrë grantet e BE-së.

Qëllim kryesor i këtij takimi është diskutimi për agjendat e reformave dhe rritjes, të cilat vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.

Në këtë takim do të jëtë edhe kryeministri Rama, ku do të hapen edhe kapitujt e tjerë të BE-së për vendin tonë.

Përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian planifikon të ndajë rreth 6 miliardë euro për vendet e këtij rajoni në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. 

Prej kësaj shume, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë