Shendet

"Heronjtë" amerikanë të 11 shtatorit të prekur nga kanceri

Studiuesit zbuluan se një pjesë e personelit të emergjencave civile, mjekëve dhe vullnetarët që punuan me ditë të tëra në Qendrës Botërore të Tregtisë pas sulmeve të 11 shtatorit për të nxjerrë trupat nga rrënojat, vuanin nga leukemi dhe një sërë sëmundjesh të tjera kancerogjene.

Studimi i ekspertit të Nju Jorkut, është i pari që tregon një rritje të rrezikut të kancerit të gjakut, i cili mund të ndodhë vite të tëra pas ekspozimit ndaj lëndëve toksike.

“Ai sugjeron gjithashtu se pavarësisht kalimit të viteve, studiuesit mund të zbulojnë efektet e ekspozimit ndaj kancerogjenvëve dhe pasojat tek punonjësit e ndihmës së shpejtë”, tha Henry Sacks, bashkautor i studimit të ri dhe profesor i mjekësisë mjedisore në Manhattan. "Kjo na tregon se edhe pas shumë vitesh që numri i sëmundjeve kancerogjene tek të ekspozuarit është ende në rritje."

Studiuesit anketuan 76.904 persona të regjistruar në Programin Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë. 10,649 prej tyre vuanin nga sëmundje kancerogjene, përfshirë 362 që ishin diagnostikuar me leukemi. Sipas të dhënave më shumë se 2,270 kishin vdekur nga kanceri dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga ekspozimi ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Rreth 400,000 njujorkezë ishin të ekspozuar ndaj pluhurit kaustik dhe ndotësve toksikë gjatë sulmeve të 11 shtatorit, përfshirë jo vetëm punonjësit e ndihmës së shpejtë, por edhe banorët, punëtorët aty pranë dhe studentët më shkollat pranë.

Studiuesit zbuluan se në 1,072 të anketuar, 999 prej tyre vuanin nga sëmundje kancerogjene, si prostata, tiroide dhe leuçemi. Rreziku për kancer ishte më i madh për duhanpirësit dhe ata që ishin më të moshuar.

Ky nuk nuk është kërkime i parë që raportojnë nivele të larta të sëmundjeve kacerogjene të lidhura me sulmet e 11 shtatorit.

Studiuesit nuk ishin në gjendje të gjenin një lidhje të qartë midis kohës se ekspozimit dhe shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene pasi në atë kohë askush nuk e kishte matur ekspozimin e punonjësëve.

Pastrimi i mbetjeve të Qendrës Botërore të Tregtisë përfundoi në qershor të vitit 2002, dhe punëtorët u ekspozuan nga një sërë toksinash, përfshirë asbestin, benzenin dhe dioksinat. Pas sulmit shumë prej tyre thanë se kishin vështirësi në frymëmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë