Financa Personale

Të dytët në rajon për përdorimin e Euros

Në një publikim të fundit të Bankës Qendrore Europiane bazuar në studimin e Bankës Qendrore Austriake, Shqipëria rezulton si një ndër vendet jashtë zonës së euros që përdor euron më së shumti.

Në raport thuhet se përdorimi i valutës europiane në zonën qendrore, lindore dhe juglindore të Europës është goxha i përhapur, ndonëse këto shtete kanë bërë përpjekje që të limitojnë përdorimin e euros. Përdorimi i valutës së huaj ndikon drejtpërdrejtë në politikë monetare dhe fiskale të një vendi.

Studimi i Bankës Austriake nis që në vitin 2007 kur euro pësoi lëkundje të ndjeshme deri në vitin 2020.

Në vendin tonë shihet një rritje e përhapjes së përdorimit të euros nga viti 2007 ku ishte rreth 32% e deri në vitin 2019 ku përhapja e saj në vendin tonë arrinte shifrat e 35%. Shqipëria zë vendin e dytë për përdorimin e euros në rajon pas Kroacisë dhe Serbisë. Gjatë viteve 2007-2008 shqiptarët udhëtonin me afër 300 euro në xhep, ndërkohë që në vitin 2019 kjo vlerë ishte rreth 120 euro. Vendi ynë renditet pas Maqedonisë, Kroacisë dhe Serbisë.

Studimi tregon se shqiptarët e përdorin euron si valutë të besuar përfshirë edhe në kreditë që marrin dhe kështu parashikohet dhe gjatë viteve të ardhshme.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë