Gazeta Si – Shqipëria është në vendin e dytë të renditjes pas një fitoreje historike kundër Serbisë në Leskovc me golin e Rei Manajt.
Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë në Grupin K të eliminatoreve për Botërorin 2026 dhe kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur në fushatën kualifikuese, kundër Andorrës më 13 nëntor dhe pas tre ditësh, 16 nëntor me Anglinë, të dyja në Tiranë.
Nëse Shqipëria mund Andorrën, atëherë kualifikimi për në “play off” do të jetë më afër se kurrë, me “një nder” që duhet të vijë nga Anglia, e cila duhet të mposhtë Serbinë në Londër, pasi në Beograd e mnundi 5-0.
Nëse ky skenar do të ndodhë, atëherë Shqipëria do të sigurojë automatikisht “Play Off”-in, që do të na lejonte të luanim dy ndeshje shtesë (vajtje-ardhje) me një tjetër kombëtare për t’u kualifikuar më pas në finalet e Botërorit 2026 verën e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



