Ka ndodhur

Të droguar në timon, arrestohen dy shoferë në Tiranë

Gazeta Si – Dy shoferë, me iniciale Xh.B., dhe S.L., janë arrestuar në flagrancë, teksa drejtonin automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Mësohet se shoferët janë ndaluar për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt dhe pas testit kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë të ditur se shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, gjatë këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë