Sociale

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Shqipëria të dielën do t'u bashkohet të gjitha vendeve që ndjekin orën diellore.

Akrepat do të lëvizin prapa mëngjesin e së dielës, 27 tetor. Në orën 03:00 akrepat do të rikthehen në orën 02:00.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora verore. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë zgjatet dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë