Futboll

Të dhunshëm dhe fashistë, Franca nuk i pranon tifozët e Lacios

Tifozët e Lacios nuk mund të shkojnë në Francë për të ndjekur nga afër ndeshjen me Olimpikun e Marsejës, e vlefshme për turin e katërt të Ligës së Europës. Ua ndalon këtë gjë një urdhër i ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin. Për të justifikuar këtë vendim, ai ka thënë se tifozët e Lacios janë të dhunshëm dhe shpesh përdorin edhe kore fashiste në stadiume.

Në të kaluarën tifozët e Lacios dhe ata të Marsejës kanë pasur probleme mes tyre. Në tetor të 2018-ës, kur këto dy skuadra kanë luajtur ndeshjen e fundit mes tyre në Francë, u plagosën katër persona, pas një përleshjeje që përfshiu rreth 200 tifozë.

Tifozë të Lacios në stadium. Gazeta Si, 1 nëntor 2021

Kohët e fundit ka pasur përplasje edhe mes tifozëve francezë dhe atyre turq, më saktë më 30 shtator, gjatë ndeshjes Olimpik Marsejë-Gallatasaraji. UEFA kishte vendosur të mbyllte tribunën veriore të stadiumit “Velodrome” për ndeshjen me Lacion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë