Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri garon këto zgjedhje me Partinë Demokratike.
Vangjel Dule garon në Tiranë në një pozicion të sigurt në listën e PD-së.
Ai ka mbajtur një profil të ulët këto zgjedhje, duke e fokusuar kryesisht fushatën e tij në Tiranë, edhe pse elektorati minoritar në kryeqytet është kaotik, i shpërndarë dhe jo me ndonjë pjesëmarrje të madhe.
Ashtu si PD edhe Vangjel Dule ka bërë disa herë thirrje për të shkuar në kutitë e votimit, por përkundër thirrjes së tij, është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime e zonave të minoritetit grek në zgjedhje të paktën deri në orën 15.00, sipas të dhënave zyrtare bazuar në kutitë e raportuara në KQZ.
Në Finiq nga 7560 zgjedhës në qendrat e votimit kanë votuar 1060 rreth 14.02% e votuesve, Katër vjet më parë në Finiq kanë votuar 22.59% e zgjedhësve ose 4303 votues.
Dropulli i poshtëm nga 1863 vetëm 362 kanë votuar. Dropulli i sipërme akoma më ulët nga 1179 kanë votuar vetëm 140.
Katër vjet më parë në Dropull kanë votuar 5844 ose 29.15% e zgjedhësve.
Për të kaluar në bashkinë Himarë. Vetëm në Himarë si qytet nga 5600 zgjedhës kanë votuar 1043.
Gjithsej si bashki kanë votuar 2019 persona, disa herë më e ulet (deri në orën 15.00 sipas kutive të raportuara në KQZ)
krahasuar me zgjedhjet e 2017. Në zgjedhjet e 2017-ës si bashki kanë votuar 7460 zgjedhës ndërsa si qytet brenda 3167 votues.
Në Delvinë gjithashtu shihet një pjesëmarrje e ulët në votime. Nga 5492 zgjedhës, kanë votuar 1504 persona, në 2017 numri i votuesve ishte 6123
Drenova gjithashtu me pjesëmarrje jo të kënaqshme, me 1661 votues. Katër vjet më parë votuan 3867 zgjedhës ose 44.73% e votuesve.
Edhe pse këto janë të dhënat paraprake bazuar mbi kutitë e votimit të raportuara në KQZ deri në orën 15.00, trendi i pjesëmarrjes duket qartazi se është i ulët.
A e ka penalizuar pjesëmarrjen e ulët në votime të minoritetit grek edhe pamundësia e emigrantëve nga Greqia për të votuar, në bazë të vendimit të fundit të Komitetit Teknik? Mund të jetë një nga arsyet edhe pse vetë Vangjel Dule nuk e ankimoi vendimin e Komitetit Teknik në gjykatë siç bëri Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta në anën tjetër.
Deri më tani Dule nuk ka bërë ndonjë koment mbi ecurinë e votimit, ndërsa i ngazëllyer është shfaqur Vangjel Tavo i cili shkruan se në këtë qark rezultati shënon rekord historik duke iu referuar të dhënave të tij për pjesëmarrjen në votime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




