Politike

Të dhënat e popullsisë, Dorian Teliti: Njerëzit ikin, ndërtimi rritet

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, tha se  ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi vetëm ndërtimi nuk njeh krizë në vend.

“Të dhënat e Censusit të publikuar pak ditë më parë nuk janë reale.

Sipas Eurostat, gjatë 11 viteve të fundit, largimi i shqiptarëve ka qenë masiv, mbi 900 mijë shqiptarë janë larguar dhe me konkretisht, 478 mijë shqiptare janë larguar me dokumente të rregullta, 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, dhe 311 mijë shqiptarë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Europë, pa përfshirë këtu vende si SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Australi, etj.

Ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi këto 11 vite, ekziston një sektor i cili krizë nuk njeh, përkundrazi, vazhdon të shënojë rritje marramendëse, dhe ai është sektori i ndërtimit, i betonit që derdhet lum çdo ditë e më shumë. Sipas OECD, Eurostat dhe Instat, 356 mijë banesa janë aktualisht bosh, të pabanuara, ku pjesa më e madhe e tyre nuk janë në fshatrat e braktisur apo në zona rurale, por janë në qytete, me plot 180 mijë apartamente të pabanuara”, tha ndër të tjera Teliti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë