Gazeta Si – Administrata Trump ndërhyn drejtpërdrejt në politikën e Ukrainës për të zëvendësuar Volodimir Zelenskin. Siç raporton uebfaqja amerikane “Politico”, nënvizohet se katër “bashkëpunëtorë të nivelit të lartë” të presidentit amerikan kanë kontaktuar fshehurazi me opozitën e liderit ukrainas për të vlerësuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndër kontaktet, janë Yulia Tymoshenko, liderja e Partisë Batkivshchyna e mundur në zgjedhjet e vitit 2019 dhe anëtarët e partisë së Petro Poroshenkos, ish-presidenti ukrainas përpara fitores së Zelenskit.
“Kjo vjen pasi Uashingtoni bën aleancë me Moskën në përpjekje për ta bërë Zelenskin të japë dorëheqjen”, – vëren “Politico”. Duhet nënvizuar se për momentin në Ukrainë nuk shtrohet çështja e zgjedhjeve.
Vetë Poroshenko, deklaroi pak ditë më parë për “Corriere della Sera” se është pro një qeverie të unitetit kombëtar, por jo të zgjedhjeve për aq kohë sa zgjat ligji ushtarak i shpallur në fillim të pushtimit rus.
Dhe sido që të jetë, në këtë moment popullariteti i Zelenskit ka filluar të rritet sërish, pikërisht në përgjigje të presionit të Uashingtonit, aq sa nëse votimi do të bëhej sot, vlerësohet se ai mund të fitonte lehtësisht.
Sipas sondazhit të fundit të kryer pas konfliktit në Shtëpinë e Bardhë, 44% e popullsisë do të votonte për presidentin aktual, 24% për ish-shefin e stafit Valery Zaluzhni, 10% për Poroshenkon dhe vetëm 5.7% për Timoshenkon.
Kandidati potencial më popullor, gjenerali Zaluzhni i cili tani është ambasador në Londër, përgjigjet ashpër duke akuzuar Trump se dëshiron të shkatërrojë rendin botëror.
Timoshenko dhe Poroshenko refuzojnë gjithashtu idenë për të shkuar në zgjedhje, sepse – thonë ata – nuk po komplotojnë kundër Zelenskit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



