Të dënuarit i kanë vënë flakën burgut të Korfuzit në Greqi, duke shkaktuar kaos dhe tensione, në shenjë revolte ndaj sjelljes së administratës dhe gardianëve të burgut me kushtet çnjerëzore, torturat dhe trajtimin.
Ata pretendojnë se ndodhen në kushte skandaloze dhe se diskriminohen, teksa mes protestuesve janë edhe të burgosur shqiptarë, përveçse nga shtete të tjera.
Διαμαρτυρία κρατουμένων στις φυλακές Κέρκυρας. pic.twitter.com/RRTW8eOvFg
— EFSYN (@EFSYNTAKTON) May 20, 2025
Sipas tyre ata trajtohen ndryshe nga të burgosurit e tjerë që janë grekë të cilët sipas tyre kanë privilegje. Në shenjë protestë një i burgosur shqiptar raportohet se ka djegur qelinë e tij. Ai pas këtij veprimi është dhunuar nga gardianët dhe është kërcënuar me jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.