Drejtësia

Të dënuar për trafik droge, ekstradohen 4 persona nga Italia dhe Greqia

Gazeta Si – Katër shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit tonë nga Italia dhe Greqia, pasi ishin të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se ekstradimi i këtyre shtetasve u realizua nga Interpol Tirana në bashkëpunim intensiv me partmerët ndërkombëtarë.

Sipas policisë, nga Greqia është ekstraduar 46-vjeçari Altin Merdani, ndërsa nga Italia janë ekstraduar Fatmir Isollari 58 vjeç, Xh.H., 30 vjeç dhe A.A., 27 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë