Nga Gazeta Si- Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq tre punonjës të burgut 313 për ‘Shpërdorim detyre’.
Sipas njoftimit, efektivët B. M., O. M., dhe R. M., nuk kryen detyrën siç duhet duke mundësuar që dy të burgosur konkretisht Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri të tentonin arratisjen para katër vitesh.
Më 8 gusht të vitit 2021 ata tentuan të arratiseshin nga qelitë e “Jordan Misja” (313) në kryeqytet, por pa mundur ta realizojnë. Gjatë tentativës të dy goditën dhe një prej policëve të burgut 313.
Nga pamjet filmike konstatohet se efektivët nuk kanë kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit Pjetri, i cili dukej qartë se mbante një çantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuan të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambjenteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



