Bota

Të burgosurit e ISIS-it marrin peng gardianët në Rusi, policia vret 6 terroristë  

Gazeta Si - Në Rusi, dy roje burgu u morën peng nga gjashtë anëtarë të ISIS në një qendër paraburgimi në rajonin e Rostovit, në jug të vendit. Pas negociatave të shkurtra për lirimin e pengjeve, ekstremistët u vranë nga policia.

Midis rrëmbyesve kishte ekstremistë që do të paraqiteshin në gjykatë për t'u përballur me akuzat për "terrorizëm".

Në videot e publikuara në Telegram shihet një ekstremist me një bluzë të Shtetit Islamik dhe rrëmbyes të tjerë të armatosur me thikë. Pengjet u liruan të padëmtuar.

Grupi prej gjashtë të burgosurve i kërkuan policisë që t'i siguronte një makinë dhe t'i linte të dilnin nga qendra e paraburgimit.

Si përgjigje, ata premtuan të lirojnë pengjet. Sipas mediave ruse, tre nga gjashtë terroristët planifikonin të hidhnin në erë ndërtesën e Gjykatës së Lartë ruse në rajonin Karachay-Cherkessia. Rruga e qendrës së paraburgimit ishte e rrethuar nga policia. Rusia ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të pretenduara nga organizata xhihadiste.

I fundit daton në 22 mars, kur disa persona të armatosur hapën zjarr në teatrin “Crocus” në Moskë, duke vrarë të paktën 144 njerëz dhe duke plagosur qindra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë