Gazeta Si – Zhoao Feliks është zyrtarisht një lojtar i Çelsit. Ai është transferuar në ‘Stamford Bridge’ në huazim për 11 milionë euro. ‘Colchoneros’ kanë paguar gati 130 milionë euro në verën e 2019-ës për të!
Një nga rastet e shumta të historisë së viteve të fundit, ku lojtarët blihen një mal me euro e më pas shiten për pak, ose huazohen. Ja rastet më të bujshme, që kanë kushtuar të paktën 50 milionë euro!

Filipe Koutinjo (Barcelona)
U ble për 135 milionë euro nga Liverpuli në janar të 2018-ës. U dha në huazim te Bajern Mynih për 8 milionë euro në verën e 2019-ës. Më pas u huazua tek Aston Vila në janar të 2022-shit dhe u shit për 20 milionë euro.
Antuan Grizman (Barcelona)
U ble për 120 milionë euro nga Atletiko Madrid në verën e 2019-ës. Në huazim tek Atletiko Madrid për 10 milionë euro në verën e 2021-shit dhe do të blihet në 2023-shin.

Romelu Lukaku (Çelsi)
Klubi londinez e bleu për 113 milionë euro nga Interi në verën e 2021-shit. U huazua tek Interi për 7.8 milionë euro në verën e 2022-shit.
Pol Pogba (Mançester Junajtid)
I blerë për 105 milionë euro nga Juventusi në verën e 2016-ën, u kthyer me parametra zero të torinezët në verën e 2022-shit.
Nikolas Pepe (Arsenal)
Sulmuesi u ble për 80 milionë euro nga francezët e Lilës në verën e 2019-ës. Në verën e 2022-shit kaloi në huazim te Nisa.
Hames Rodrigues (Real Madrid)
Real Madrid e bleu për 75 milionë euro nga Monako, në verën e 2014-ës. U huazua te Bajern Mynih për 13 milionë euro në verën e 2017-ës. Pastaj kaloi gratis tek Evertoni në verën e 2020-ës.

Kaka (Real Madrid)
Braziliani u ble për 67 milionë euro nga Milani gjatë verës së 2009-ës. U kthye gratis te Milani në verën e 2013-ës.
Pierr-Emerik Aubamejang (Arsenal)
Arsenali pagoi 63.75 milionë euro te gjermanët e Borusia Dortmund në janar të 2018-ës. Pastaj sulmuesi kaloi me parametra zero te Barcelona në janar të 2022-shit.

Luka Joviç (Real Madrid)
Përsëri Reali. Madrilenët e blenë serbin për 63 milionë euro nga Eintraht Frankfurt në verën e 2019-ës. U kthye në huazim te gjermanët për 1 milion euro në janar të 2021-shit dhe pastaj kaloi gratis te Fiorentina në verën e 2022-shit.
Tangui Ndombele (Totenhem)
U ble për 60 milionë euro nga Lioni në verën e 2019-ës, pastaj kaloi në huazim te skuadra franceze për 1.42 milionë euro në janar të 2022-shit. Më pas u huazua te Napoli për 1 milion euro në verën e 2022-shit.
Diego Kosta (Atletiko Madrid)
Sulmuesi u ble nga Çelsi për 60 milionë euro në verën e 2018-ës. Në janar të 2021-shit doli lojtar i lirë.

Fernando Torres (Çelsi)
Çelsi e bleu për 58.5 milionë euro nga Liverpuli në janar të 2011-ës. U huazua te Milani në verën e 2014-ës dhe më pas u ble për 1 milion euro.
Mauro Ikardi (PSG)
Francezët e blenë për 50 milionë euro nga Interi në verën e 2019-ës (huazim dhe blerje në 2020-ën). Në huazim te Gallatasaraji në verën e 2022-shit.

CR7 dhe Bejl
Ronaldo u ble nga Juventusi në 2018-ën për 117 milionë euro dhe u shit te Mancecster Junajtid për 17 milionë euro në 2021-shin, në moshën 36-vjeçare. I njëjti diskutim për Gereth Bejl, i blerë nga Reali për 101 milionë nga Toteenhemi dhe i huazuar pastaj te ky ekip 7 vite më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




