Biznes

“Të bërit biznes 2019”, Shqipëria ka kryer vetëm një reformë

Shqipëria renditet e 63-ta nga 190 ekonomi botërore për “Të bërit biznes 2019”.

Me 0,5 pikë më shumë se në raportin parardhës, Shqipëria renditet ndër vendet e rajonit me shumë pak përmirësime. 

Në Shqipëri është kryer një reformë. Zbatimi i kontratave është bërë më i lehtë përmes amendimit të Kodit të procedures civile për vendosjen e procedurave më të thjeshta për ankesa të vogla dhe duke futur afate kohore për disa procese gjyqësore.

Nga vendet e Rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore Gjeorgjia zë vendin e gjashtë, e ndjekur nga Maqedonia (10), Azerbajxhani (25) dhe Kazakistani (28).

Ekonomitë me renditjen më të ulët në rajon janë Taxhikistani (126) dhe Bosnja dhe Hercegovina (89). Ekonomi të tjera të mëdha të rajonit  janë Federata Ruse (31), Turqia (43) dhe Ukraina (71).

Raporti i Grupit të Bankës Botërore, i publikuar të mërkurën, citon se ekonomitë në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore kanë përshpejtuar ritmin e reformave për lehtësimin e bërjes biznes.

Gjatë vitit të kaluar janë kryer në total 54 reforma për biznesin në rajon, krahasuar me 43 një vit më parë. Pothuaj të gjitha ekonomitë e rajonit, 23 prej tyre kanë kryer reforma që kanë ndihmuar krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e sipërmarrjeve private.

“Edhe një here ekonomitë e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore kanë demonstruar një angazhim shumë të fortë për reforma, të cilat synojnë nxitjen e sektorit privat, rritjes ekonomike dhe mirëqenies,”tha Santiago Croci Downes, Menaxher i Programit në Njësinë që punon për këtë raport.

Nga raporti rezulton se ekonomitë e rajonit performojnë më mire në treguesit e rregjistrimit të pasurisë dhe mbrojtjes së investitorëve të vegjël. Mesatarisht duhen 20 ditë për të përfunduar të gjitha procedurat e kërkuara për transferimin e pasurisë, me një kosto sa 2.6 për qind e vlerës së pasurisë, krahasuar me 4.2 për qind në ekonomitë me të ardhura të larta të OECD-së, për të njëjtën periudhë kohore.

Megjithatë, thekson raporti, rajoni vazhdon të mos performojë siç duhet sa i përket marrjes së energjisë elektrike. Lidhja e energjisë elektrike,  i kushton një biznesi mesatarisht sa 325 për qind e të ardhurave për frymë, krahasuar me 64 për qind që është kjo shifër për ekonomitë me të ardhura të larta të OECD-së.

Që nga botimi i pare në 2003 i raportit “Të bësh biznes”, fushat që ka në njohur më shumë reforma në Europë dhe Azinë Qendrore janë fillimi i biznesit dhe pagimi i taksave. Si rezultat, koha mesatare për  të filluar një biznes në këtë rajon ka zbritur në 14 ditë, nga 44 ditë në vitin 2003, dhe kosto është reduktuar në mënyrë të qenë si shumë nga 21 për qind e të ardhurave për frymë në 2003 në 3.6 për qind sot. Koha që i duhet një kompanie për të përgatitur, dokumentuar, dhe paguar taksat është reduktuar në 227 orë, nga 483 orë në 2005 (kur raporti filloi të raportojë mbi këtë tregues).

Këtë vit, raporti ka mbledhur të dhëna për trajnimet e ofruara zyrtarëve publikë  dhe përdoruesve të rregjistrave të biznesit dhe të tokave. Një rast studimor në këtë raport që analizon këto të dhëna, gjen se trajnimi vjetor dhe i detyrueshëm për zyrtarët shoqërohet me rritje të eficencës në rregjistrimin e bizneseve dhe tokës. Në Europë dhe Azi Qëndrore, 55 për qind e rregjistrave të biznesit dhe 41 për qind e rregjistrave të tokës përdorin testim pilot. Duke përdorur testimin pilot për të bërë më pas ndryshime rregullatore, këto rregjistrime mund të identifikojnë dhe adresojnë sfida të mundshme për para zbatimit të gjerë të proceseve të reja.

Një studim i dytë, për zbatimin e kontratave dhe likujdimit, ekzaminon nivelin e edukimit dhe trajnimit që marrin gjyqtarët në nivel botëror. Raporti gjithashtu paraqet iniciativa të Bashkimit Europian dhe Organizatës Botërore për Trajnimin e Gjyqtarëve. Dy raste të tjera studimore fokusohen në përfitimet që vijnë nga akreditimi i elektricistëve dhe trajnimi i zyrtarëve të doganave.

Trendi i reformave

Në bërjen dhe zbatimin e reformave nga 190 ekonomitë e marë në studim, rajoni zë 17 për qind të 314 reformave të zbatuara në mbarë botën.

Azerbajxhani (me 8 reforma) dhe Turqia (me 7 reforma). Armenia (me 5 reforma) dhe Federata Ruse dhe Kirgiztani (me 4 reforma secila) kanë qenë midis reformatorëve të spikatur në rajon.

Azerbajxhani e ka bërë më të lehtë trajtimin e lejeve të ndërtimit përmes thjeshtimit të procesit të lejeve të ndërtimit.Lejet e ndërtimit tani jepen përmes një sporteli të vetëm në Komitetin Ekzekutiv në Baku.Si rezultat, koha që i duhet një biznesi  për të kryer të gjitha procedurat në sektorin e ndërtimit, për të ndërtuar një magazinë dhe kostoja përkatëse janë zvogëluar nga 196 ditë dhe 6,6% e vlerës së magazinës në 116 ditë dhe 1,9% të vlerës së magazinës.

Kurse Turqia ka lehtësuar hapjen e biznesit nëpërmjet heqjes së kërkesës minimale të kapitalit të paguar dhe nëpërmjet heqjes së kërkesës për noterizim të dokumenteve të shoqërisë tregtare dhe dokumenteve juridike.

Rusia e ka lehtësuar tregtinë ndërkufitare duke i dhënë përparësi zhdoganimit në internet dhe duke futur afate të shkurtuara kohore për kryerjen në mënarë të automatizuar. Ekonomitë e rajonit kanë zbatuar më shumë reforma në fushat e tregtisë ndërkufitare (9 reforma), pagimit të tatim-taksave (8 reforma), ekzekutimit të kontratave dhe trajtimit të lejeve të ndërtimit (7 reforma secila).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë