Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Tropojë, gjatë një operacioni të koduar “Velishti”, pasi qarkullonin të armatosur dhe të pajisur me mjete ushtarake.
Të arrestuarit janë A.P., 43 vjeç dhe A.I., 44 vjeç, banues në fshatin Lëkurtaj, Tropojë. Ata u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, teksa lëviznin me një automjet tip “Mitsubishi”.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, municion luftarak, thika, 2 sëpata të vogla, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 palë dylbi
Kontrolli u shtri edhe në banesat e të arrestuarve. Në shtëpinë e A. P., u gjetën dhe sekuestruan 4 radio të tjera si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm dhe disa karikatorë. Ndërkohë, në banesën e A. I. u gjetën edhe 2 radio të tjera.
Armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim, për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



