Treg

Të ardhurat për kompanitë e sigurimit u rritën, por dëmshpërblimet për klientët u ulën

Nga Gazeta ‘SI’ – Në katër muajt e parë të vitit 2025, kompanitë e sigurimit kanë arkëtuar 7.6 mld lekë të ardhura, me një rritje vjetore prej 8.14%. Për të njëjtën periudhë janë nënshkruar 474 mijë kontrata sigurimi.

Të dhënat nga AMF tregojnë se sigurimi i mjeteve që është me detyrim, mbetet udhëheqësi i këtij tregu dhe arkëtoi 4.65 mld lekë në 4 muaj, me rritje vjetore 14%.

Nga ana tjetër ka një rënie të sigurimit të pronës, sigurim vullnetar, me 9.9% në raport vjetor. Për katërmujorin janar-prill ky segment arkëtoi 1.1 mld lekë.

AMF tregon se ka një rënie me 4.25% të dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve, ose 2.6 mld lekë. nga këto 1.9 mld ishin vetëm për dëmet e sigurimit motorik.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë