Të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 103% të planit të 8-mujorit, në shifrën e 324 mld, në rritje me 53.2 mld lekë nga e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 8-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 95% të planit të periudhës, me 355.3 mld lekë, 31.16 mld lekë më shumë së e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e te të të vitit 2021 rezultoi në rreth 31 miliardë lekë.
Të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 324 miliardë ose 103 % të planit të 8-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 53.2 miliard lekë.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 119.1 miliardë lekë, 23 miliardë lekë ose 23.9% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 9.2 miliardë lekë ose 8.4% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 8 mujorin e vitit 2021.
Të ardhurat nga TVSH në import për 8 mujorin rezultojnë 79.4 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 26.8% më shumë se një vit më parë, si dhe 6.9 miliardë ose 9.5% më shumë se plani për 8 mujorin 2021.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 33.4 miliardë lekë, 5.1 miliardë lekë ose 18% më shumë se viti 2020, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 5.9% më shumë se plani i akcizës për 8 mujorin 2021.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.6 miliardë lekë, 129.7% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 99.1% kundrejt planit, ose 14 milionë lekë më pak.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.7 miliardë lekë, 0.8 miliardë lekë ose 19.5% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 0.4 miliardë lekë ose 10% më shumë se plani i 8 mujorit 2021.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 8 mujorin 2021 u realizuan në masën 162.7 miliardë lekë, 21.1 miliardë ose 14.9% më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.4 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se plani i 8 mujorit 2021.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 36.1 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 25% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 1.9 miliardë ose 5.6% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 8 mujorin 2021. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 8 mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit. Rimbursimet për periudhën 8 mujore 2021 arritën 17.9 miliardë lekë, 7.7 miliardë lekë ose 75.9% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 5.6 miliardë lekë ose 45.2% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 2 mujorin 2021.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 21.7 miliardë lekë 4.1 miliardë lekë, ose 23.1% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 616 milionë lekë ose 2.8% më pak se plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 30% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit me rritje 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.2 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 18.1% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 624 milionë ose 2.3% më shumë se plani 8 mujor i 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur: të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 100% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020; të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 53% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020.
Taksat nacionale, për periudhën janar-gusht2021 u realizuan në masën 25.2 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 23% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe 2 miliardë lekë ose 8.5% më shumë se plani i përcaktuar për 8 mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 52.1% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 8 mujorit 2021 ka pësuar rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 70.4 miliardë lekë, 8.6 miliardë lekë ose 13.9% më shumë se 8 mujori 2020, si dhe realizim 106.2% të planit për 8 mujorin 2021.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tetë të vitit 2021, arritën në rreth 355.3 miliard lekëme një realizim në masën 94.9% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 9.6% më i lartë ose rreth 31.16 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 8 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 59.9% të planit vjetor fillestar dhe 58.2% të planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.26, datë 22.06.2021 (AN nr.26).
Shpenzimet korrente dhe ato kapitale, për periudhën 8 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 99% dhe 60% të planit të periudhës.
Niveli i deficitit për periudhën 8 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 31.06 miliard lekë, ose 22.07 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 8 mujore niveli i deficitit rezulton 51.9% e planit të periudhës prej rreth 59.85 mld lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



