Nga Gazeta ‘SI’ – Në periudhën janar-gusht 2025, qeveria ka arkëtuar pothuajse 500 mld lekë nga taksat, me rritje vjetore 7.3%. Gjatë kësaj periudhe, shpenzimet publike arritën 457.4 mld lekë, duke rezultuar në një suficit rreth 41 mld lekë. Nga këto para, 408 mld lekë ishin shpenzime korrente, që janë rritur me 12% nga viti i shkuar, por mbeten poshtë parashikimeve të qeverisë. Shpenzimet kapitale, vetëm 48 mld lekë, u rritën me 15%.
Siç raporton ministria e Financave, arka e shtetit po mbushet nga tatimi i të ardhurave personale, që ka pësuar rritjen më të fortë, 26.3% nga ku janë arkëtuar 56.7 mld lekë në 8 muaj. TVSH-ja në import po ashtu mbetet një zë i rëndësishëm i arkës dhe ka mbledhur 104.2 mld lekë, me rritje vjetore 1.2%.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 45.8 miliardë lekë, 20.7% më shumë se periudha Janar-Gusht 2024. Tatimi mbi fitimin arkëtoi 40.7 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë, ose 3.6% më shumë se viti i shkuar. Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë realizuar në shumën 46.2 miliardë lekë, 4.3 miliardë lekë ose 10.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



