Nga Gazeta ‘Si’-Vitin e shkuar buxheti i shtetit ka arkëtuar 572.7 miliardë lekë, 12% më shumë se 2021-shi.
Të ardhurat e arkëtuara nga tatimet dhe doganat për 2022-shin u vlerësuan në masën 509.4 miliardë lekë, duke u rritur me 14.6% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 223.1 miliardë lekë, 30.2 miliardë lekë ose 15.7% më shumë se viti i shkuar.
Nga këto, 156.9 miliardë lekë erdhën nga TVSH duke u rritur me 19.5 % më shumë se një vit më parë. 53.6 miliardë lekë nga akciza, 3.7% më shumë se në 2021-shin. Nga renta minerare janë arkëtuar 4.2 miliardë lekë dhe nga taksat doganore 8.4 miliardë lekë duke u rritur përkatësisht me 71.7% dhe 13.3% krahasuar me vitin 2021.
Të ardhurat tatimore(të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për gjithë vitin e shkuar u realizuan në masën 286.3 miliardë lekë, një rritje prej 13.8% se e njëjta periudhë e 2021-shit.
Shpenzimet e përgjithshme publike gjithashtu u rritën gjatë vitit të shkuar. Ato arritën në rreth 651 mld lekë duke u rritur me 9.2%.

Shpenzimet korente në 2022-shin rezultuan në rreth 500 mld lekë ndërsa ato kapitale paraqesin një realizim në masën rreth 112.1 mld lekë.
Deficiti për vitin e shkuar llogaritet në 78.2 mld lekë duke u ulur me 8.4 përqind.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




