Drejtësia

Të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

Nga Gazeta ‘Si’- Është zhvilluar këtë të shtunë masa e sigurisë ndaj dy vëllezërve Kristi e Aleksandër Bushgjokaj të akuzuar si pjesë e grupit të vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra në 8 Korrik.

Dy vëllezërit u arrestuan një ditë më parë në një apartament në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe  shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23 vjeçarin Renis Dobra mbrëmjen e 8 Korrikut, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.

Burime bëjnë me dije se ka patur debate në seancën e masës së sigurisë ku dy vëllezërit Kristi e Aleksandër Bushgjokaj kanë mohuar akuzën e përfshirjes në ngjarjen e 8 Korrikut.

Për të katër të ndaluarit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri pritet të nisë procesi i gjykimit në bazë të provave të mbledhura nga grupi hetimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë