Drejtësia

Të akuzuar për vrasjen e biznesmenit në Tiranë, vëllezërit Dukaj mohojnë akuzat dhe lihen në burg

Gazeta Si - Dy vëllezërit Shkëlqim dhe Dlorian Dukaj jnë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, të akuzuar për vrasjen e Eduart Reçit.

Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, ata i kanë mohuar akuzat duke thënë se nuk janë vrasësit e biznesmenit të ndërtimit.

Eduart Reçi, dyshohet se u qëllua nga një pistoletë të sifistikuar me silenciator sapo kishte dalë nga hyrja e pallatit në oborrin e ndërtesës mbrëmjen e 13 nëntorit.

Sipas grupit hetimpr, Shkëlqim Dukaj, oficer policie, ishte pozicionuar në këtë pallat në një distancë rreth 30 metrash larg nga viktima.

Duke qenë se aftësitë e tij në qitje ishin të larta, ai e ekzekutoi viktimën vetëm me një plumb në kokë.

Një ditë para arrestimit, policia ka ushtruar disa kontrolle në banesat por edhe në lokalin në pronësi të dy vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pjesërisht e dëmtuar, jelek antiplumb dhe disa material të tjera të cilat po ekzaminohen.

Konflikti mes vëllezërve dhe Reçit, dyshohet të kenë nisur kohë më parë për zhvillimin e një trualli për pallat nga ana e biznesmenit pranë lokalit të Dukajve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë