Gazeta Si – Taulant Xhaka, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, ka marrë sot gjithë vëmendjen në kampionatin zviceran dhe jo vetëm. Ai u bë protagonist i një gjesti antisportiv, ngjashëm Zinedin Zidan ndaj Marko Materacit.
Xhaka goditi një lojtar kundërshtar me kokë në fund të ndeshjes me Bazelit dhe Zyrihut, që përfundoi me fitoren e miqve, 0-2. Në minutat e fundit pati tension dhe nervozizëm dhe këtu futbollisti shqiptar nuk mund të mungonte, pasi njihet për temperamentin e tij impulsiv.
I though Taulant Xhaka was the little brother of Granit Xhaka, but it looks like he's more related to Zinedine Zidane..https://t.co/kcKiZ0ovqn
— Petter Veland (@PetterVeland) May 7, 2023
Fillimisht Xhaka, kapiten i Bazelit, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht me të kuq. Teksa po linte fushën e blertë, ai goditi Katiç me kokë, duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment situata u bë kaotike dhe me karton të kuq u ndëshkuan edhe Burger e Kryeziu.
Arbitri i ndeshjes, pasi situata u qetësua, u informua nga VAR-i për gjestin e Xhakës. Ai kërkoi që mesfushori të kthehej në fushë, pasi kishte shkuar në dhomën e zhveshjes, për ta ndëshkuar direkt me karton të kuq.
Me këtë vendim do të thotë se Taulant Xhaka do të marrë me siguri një ndëshkim disiplinor nga organet e federatës zvicerane për gjest antisportiv dhe nuk mund të mjaftohet me shlyerjen e një kartoni të kuq thjesht teknik. Dënimi pritet të jetë i rëndë, pasi pamjet tashmë kanë bërë xhiron e botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




