Administrata tatimore ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesve të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor (qofshin ata individë apo njësi ekonomike), shpenzimet në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti do t’u njihen si të zbritshme.
Që tatimpaguesit të përfitojnë nga këto lehtësira fiskale ata duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore këto dokumenta:
• Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve
të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për çdo lloj;
• Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve
afatgjata të dëmtuara;
• Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata.
Konkretisht do të njihen si shpenzime të zbritshme vlera kontabël e mallrave si dhe vlera kontabël e mbetur e aktiveve, që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”.
Krahas njoftimit Drejtoria Rajonale e Tiranës i’u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të prekur nga tërmeti, se janë të lutur që brenda datës 10.03.2020, të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar dokumentacionin e mësipërm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje