Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka zbuluar një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore në një biznes fason.
Sipas DPT, shoqëri që operojnë në sektorin fason hapin dhe mbyllin NIPT-e, transferojnë aktivitetin nga një emër në tjetrin me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe mospagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punëmarrësve.
Pikërisht një skemë të tillë, ka zbuluar DPT, ku janë të përfshirë shqiptarë dhe italianë. Ata kanë transferuar aktivitetin e tyre nga një emër në një emër tjetër si palë të lidhura, me qëlllim shmangien e mundësisë së Administratës Tatimore për mbledhjen e detyrimeve të punonjësve të tyre.
Kjo konsiderohet si një ndër shkeljet më të rënda në biznes, si për shtetin edhe për punëmarrësin dhe Tatimet po vazhdojnë me proceset e kallëzimit dhe hetimit.
Vitin e shkuar, Tatimet nisën një “fushatë” intensive me kontrollet, duke synuar goditjen e informalitetit nëpër biznese, sidomos ato lidhur me sigurimet shoqërore dhe deklarimet e rreme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.