Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar bizneset tatimpaguese të bëjnë publike pasqyrat financiare të vitit 2020 brenda 31 marsit të këtij viti.
Formularet e deklarimit të tatimit mbi fitimin bashkë me të dhënat financiare plotësohen dhe dorëzohen në e-filing.
Pasqyra financiare që kërkohet nga DPT-ja është e njëjtë me atë që bizneset dërgojnë në QKB. Dokumenti duhet të përfshijë: Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali), Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), Aneksi për shpjegimet shpjeguese.
Bashkë me pasqyrën financiare bizneset duhet të dërgojnë dhe dokumentat shtesë si: Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), Inventari i mjeteve të transportit në pronësi, Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).
Në dorëzimin e dokumenteve duhet të deklarohet dhe emri i hartuesit të pasqyrës financiare, ekonomisti i punësuar, kontabilistin ose shoqërinë e kontabilitetit që ofron shërbimin e kontabilitetit. Administratorin e shoqërisë dhe numrin e kontaktit si dhe rubrikën e të ardhurave.
Formati i kërkuar duhet të jetë në:
- Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx
- Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
- Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
- Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
- Formati për Pasuri te Luajtshme (Makina).xlsx
- Formati për Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa).xlsx.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.