Biznes

Tatimet thirrje bizneseve: Kujdes, persona të paautorizuar hiqen si punonjës tatimorë! Si t’i dalloni

Nga Gazeta ‘SI’- Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar bizneset se individë të paautorizuar i mashtrojnë ato duke u hequr si punonjës tatimorë.  DPT udhëzon bizneset që t’i verifikojnë punonjësit tatimorë nga badge identifikues, urdhëri i punës i firmosur nga drejtori i drejtorisë përkatëse dhe uniforma me mbishkrimin dallues “Administrata Tatimore”.

Drejtoria kërkon që bizneset të mos pranojnë asnjë individ që nuk ka këto elementë dhe t’i denoncojnë ato në Administratë.

“Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimor, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore. Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale duke u identifikuar në subjekte me elementë të caktuar”, – shkruhet në njoftimin e Tatimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë