Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.
Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara!
Të gjithë këta individë që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së të ardhurave të deklaruara.Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara dhe dokumentacionit justifikues.
Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.