Para

Tatimet “majmen” nga dividendi, por kompanitë s’e japin gjithë fitimin e ngrirë

Kompanitë e mëdha e kanë shfrytëzuar ofertën e qeverisë në lidhje me dividendin dhe kanë shpërndarë 137 mld lekë fitime me tatim 8 % nga 15 që ishte më parë.

Si rezultat, në 9 muajt e këtij viti, tatimet kanë mbledhur vetëm nga ky tregues të ardhura rekord në vlerën e 10.9 miliardë lekëve. Krahasuar me vitin e kaluar 3 herë më shumë se i gjithë viti 2018.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se fitimi i pashpërndarë nga kompanitë e mëdha për periudhën 2015-2017 llogaritej në 393 miliardë lekë, por kompanitë kanë vendosur të shpërndajnë vetëm 34.9 për qind të këtij totali.

Por, edhe pse parashikimet e Miinistrisë së Financave nuk janë përmbushur, fitimi i shpërndarë nga kompanitë e mëdha për këtë 9-mujor, është më shumë se 5 herë më i lartë se ai që është shpërndarë gjatë gjithë vitit 2018 (24.7 mld lekë).

Tatimi mbi dividendin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018 nga kompanitë, duke përfshirë si rezervat edhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019.

Ulja e nivelit tatimor nga 15 % në 8% ishte pjesë e paketës fiskale 2019, për arsye se një pjesë e madhe e kompanive i kishin ngrirë fitimet e tyre, duke mos dashur që të paguanin 15 për qind.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë