Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka paralajmëruar një valë të re kontrollesh mbi transaksionet me kuota dhe aksione të realizuara gjatë vitit 2025, duke sinjalizuar një fokus më të fortë ndaj fitimeve kapitale të padeklaruara saktë.
Sipas një njoftimi zyrtar, janë identifikuar rreth 2,500 raste shitjeje apo dhurimi të pjesëmarrjeve në shoqëri tregtare, të cilat do të jenë objekt verifikimi përgjatë vitit 2026.
Autoritetet u bëjnë thirrje tatimpaguesve që të deklarojnë me korrektësi të ardhurat në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA), duke reflektuar vlerën reale të tregut dhe jo çmime formale apo simbolike.
Administrata thekson se deklarimi i saktë është kyç për shmangien e penaliteteve, pasi në rastet kur konstatohet mospërputhje, autoritetet rezervojnë të drejtën të rivlerësojnë transaksionet mbi bazën e vlerës reale ekonomike të aksioneve apo kuotave të transferuara.
Nisma është pjesë e një agjende më të gjerë të Tatimeve që synon të godasë nëndeklarimet në çdo sektor me risk të evazionit apo pastrimit të parave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje